Gjatë ditës së enjte, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është takuar me përfaqësuesit e Zyrës së çështjeve civile të KFOR-it amerikan.
Sipas një njoftimi nga komuna e Podujevës, gjatë takimit, u diskutuan çështje thelbësore që lidhen me sigurinë e qytetarëve dhe masat që duhen ndërmarrë në rast të fatkeqësive natyrore, transmeton Telegrafi.
“Në takim u diskutua mbi masat preventive që duhen zbatuar për të minimizuar rreziqet dhe për të rritur efikasitetin e reagimit në rast të fatkeqësive”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se Bulliqi ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit më KFOR-in, në mënyrë që të krijohet një ambient i sigurt për qytetarët.
“Kryetari Bulliqi vlerësoi rolin e KFOR-it amerikan në ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të garantuar një ambient të sigurtë dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/