Kryetari i Federatës së Futbollit të Suedisë dhe njëherësh zëvendës-presidenti i UEFA-s, Karl-Erik Nilsson ka vizituar sot (e shtunë) selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ku është pritur nga homologu i tij, Agim Ademi.

Gjatë këtij takimi dy presidentët biseduan për ecurinë e futbollit në vendet e tyre veçmas në periudhën e vështirë të pandemisë, si dhe për partneritetin e mirë që kanë krijuar tash e shumë vjet.


Kryetari Ademi e njohu homologun e tij me zhvillimet në futbollin e Kosovës, sidomos me pjesën e infrastrukturës, ku në rinovim e sipër është selia e FFK-së, si dhe për projektet tjera që po realizohen në partneritet me UEFA-n.

Po ashtu, ata së bashku vizituan edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali, duke pasur parasysh faktin se Karl-Erik Nilsson është edhe kryesues i Komisionit HatTrick në UEFA.

Nilsson u shpreh i kënaqur me atë çfarë ka arritur FFK-ja në një periudhë të shkurtër dhe shprehur shpresën se investimet dhe progresi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nilsson Ademi 1

Nilsson Ademi 2

Nilsson Ademi 3

Nilsson Ademi 4

Nilsson Ademi 5

telegrafi sport app