Këtë të hënë ka filluar viti i ri shkollor dhe nxënësit tashmë janë rikthyer në bankat shkollore.
Kryetarët e komunave të rajonit të Mitrovicës i’u kanë uruar nxënësve vitin e ri shkollor, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se sot është një ditë gëzimi për të gjithë fëmijët, e po ashtu edhe një fillim i ri në rrugën e dijes.
“Sot është ditë gëzimi për të gjithë fëmijët që u hapen dyert e shkollave dhe u kthehen bankave, shoqërisë, mësimeve e lojërave të tyre. Një fillim i ri në rrugën e dijes. Një rritje e ngritje më shumë. Emocione të veçanta edhe për prindërit dhe mësimdhënësit, të cilët me përkushtim e bashkëpunim i edukojnë brezat dhe i përgatisin me njohuri të reja për një të ardhme më të ndritur”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se sot është ditë e rëndësishme për të reflektuar edhe mbi “mungesën e përkrahjes për mësimdhënësit”, për të cilën ka premtuar se do ta ndryshojë këtë qasje.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me drejtorin e Arsimit sot e kanë vizituar shkollën fillore “Naim Frashëri” dhe në institucionin parashkollor “IP- Foleja”, transmeton Telegrafi.
“Të dashur prindër, nxënës e mësimdhënës, urime viti i ri shkollor”, ka thënë Idrizi.
Derisa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se viti i ri shkollor në Skenderaj ka filluar me ambiente të reja dhe kabinete funksionale.
“Edhe një tjetër vit i ri shkollor po nis për të gjithë nxënësit e komunës sonë, dhe për parashkollorë gjithashtu, në rrugën e mësimnxënies dhe mësimdhënies, në ambiente krejtësisht të reja, kabinete funksionale dhe kushte të përshtatshme për një proces që garanton cilësi në arsim!”, ka thënë Nura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hetemi pret në takim komandantin amerikan dhe slloven të KFOR-it, diskutojnë për çështjen e sigurisë në Leposaviq

Atiq ‘godet’ Listën Serbe: Dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm

Komuna ndau një milion euro për asfaltimin e rrugës “Ali Zeneli” në Mitrovicë, punimet janë afër përfundimit

Akoma pa bërë një javë nga Big Brother - Gjesti nis me koncerte

Përkundër protestave të shumta, Parlamenti i Malit të Zi miraton projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Atiq 'godet' Listën Serbe: Dy vjet nga marrja e qeverisjes lokale, bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm

Tentativa e pestë për konstituim, Avni Dehari fton në takim përfaqësuesit e subjekteve politike

Rubio do të anashkalojë bisedimet për Ukrainën pasi Zelensky refuzon detajet kryesore të propozimit të SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë