LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e komunave gabojnë në të dhënat për COVID-19, përmirësojnë ato pas IKSHPK-së

Kryetarët e komunave gabojnë në të dhënat për COVID-19, përmirësojnë ato pas IKSHPK-së

Virusi COVID-19, për një muaj në Kosovë ka infektuar 362 persona, 59 nga ta janë shëruar kurse 7 kanë ndërruar jetë. Për gjatë këtij muaji, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, publikuan vazhdimisht të dhënat lidhur me përhapjen e këtij virusi në vendin tonë.

Mirëpo, ka disa raste kur disa nga kryetarët e komunave nxituan dhe publikuan të dhëna gabim lidhur me numrin e personave të infektuar në komunat e tyre. Këto të dhëna mandej janë përmirësuar nga vet kryetarët e komunave apo edhe në vet faqet zyrtare të komunave në rrjete sociale si Facebook, transmeton Telegrafi.

Një gabim të tillë duket se e bëri kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili përmes një postimi në Facebook shkroi se ka ndërruar jetë një gjilanas nga coronavirusi, duke publikuar kështu inicialet gabim. Postimi i Hazirit, u fshi brenda pak minutash, ndërsa IKSHPK njoftoi më vonë se kush ishte viktima dhe Haziri vendosi postim të ri.


I pari i Gjilanit mohoi të ketë gabuar, ai për Telegrafin tha se janë dy mbiemra për atë familje.

“Nuk kam gabuar se mbiemri Shaqiri/Ismajli përdoret për atë familje dhe janë vëllezër. Njëri është Shaqiri dhe tjetri Ismajli”, deklaroi Haziri.

Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka të dielën gaboi numrin e personave të infektuar. Fillimisht ai shkroi se sipas raportit që kanë marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, numri i personave të infektuar me COVID-19 është 14. Një orë më vonë, i pari Prizrenit ndryshoi statusin e tij në Facebook, duke shkruar se numri i të prekurve nga virusi është 16, të njëjtën gjë e konfirmoi edhe IKSHPK.

Për gjatë kësaj kohë, IKSHPK informon komunat lidhur me numrin e personave të prekur me COVID-19, e më pas publikon komunikatën.

Megjithatë, në këtë kohe pati edhe ankesa drejtuar IKSHPK-së. Komuna e Fushë-Kosovës, para disa javësh kritikoi IKSHPK-në, se nuk po publikon të dhëna të sakta, kjo ndodhi pas lajmit që në Fushë-Kosovë janë konfirmuar 3 raste pozitiv me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Kronika e Zezë
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori