Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, ndërsa në rend ditë ndër të tjera do të jetë interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.

Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 12:00.


Rendi i ditës:

Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme: Përgatitjet për Seancë të re plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019, Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2020, Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit  për vitin 2019, Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Komisionit për Ndihmë Shtetërorë për vitin 2019. Shqyrtimi i mocionit përmbajtjesor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, të parashtruar nga 11 deputetë nga GP të LVV-së, Shqyrtimi i propozimeve : Nisma legjislative “Projektligji për plotësim ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-094, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 06/L-004 për Presidentin e Republikës së Kosovës, Nisma Legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale”, Konstatimi i përbërjes së Grupit të Miqësisë në mes të Kuvendit të Republikës së  Kosovës dhe Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit, Propozimi i GP NISMA-AKR-6+ për zëvendësimin e anëtarit në delegacionin e Komisionit të përbashkët Parlamentar për Stabilizim Acociim BE-Kosovë Shqyrtimi i kërkesave Të ndryshme. /Telegrafi/