LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit pritet të vendos sot për seancën e së shtunës

Kryesia e Kuvendit pritet të vendos sot për seancën e së shtunës

Sot pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së re të Kuvendit për ta caktuar seancën për nesër në të cilën do të votohet qeveria e re e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet pasi subjektet politike të koalicionit fitues të zgjedhjeve të caktojnë emrat për ministra të kabinetit të ri qeverisës.

Ndryshe, seanca është paralajmëruar se do të mbahet të shtunën pasdite.