LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë sot se kur mbahet seanca e demarkacionit

Kryesia e Kuvendit pritet të caktojë sot se kur mbahet seanca e demarkacionit

Kryesia e Kuvendit do të takohet sot në ora 17:00 për të caktuar datën e mbajtjes së seancës për demarkacionin.

Kryeministri Ramush Haradinaj sot tha se seanca ku pikë e rendit të ditës është demarkacioni me Malin e Zi do të mbahet të martën që vjen (20 mars).

Ky vendim sipas Haradinajt është marr pas konsultimeve me të gjitha partitë politike në vend.


“Sipas të gjitha gjasave pas konsultave me grupet parlamentare, me partitë politike për të martën në orën 14 do të shkojmë në seancën për demarkacion”, ka thënë Haradinaj.

Kur u pyet nëse i kanë votat që duhen për të kaluar ratifikimi i marrëveshjes Haradinaj beson se të zgjedhurit e popullit do ta përkrahin demarkacionin që nënkupton edhe heqjen e izolimit për qytetarët e Kosovës.

Megjithëse këtë proces e konsideron jo të lehtë Haradinaj tha se këtë po e bën për shkak se nuk mund ta shoh popullin e tij të izoluar, transmeton KP.

Haradinaj nuk tha konkretisht nëse i kanë të gjitha votat duke shtuar se këtë do ta shohin të martën. Ndryshe Kuvendi ka mbajtur deri më tani tri seanca për demarkacionin, por që të gjitha kanë dështuar pasi që nuk u arrit që t’i kenë votat e mjaftueshme për ta votuar atë.

Kundër demarkacionit deri më tani zyrtarisht janë Lista Serbe, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe deputetët që tashmë kanë formuar Grup të vetin parlamentar.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori