Proceduralisht, Kryesia e Kuvendit duhet të japë një përgjigje për nismën e deputetëve të mbështetur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradianj, për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Zyrtarë të Kryesisë së Kuvendit kanë thënë se po planifikojnë të rrëzojnë nismën në këtë organ. Nait Hasani vazhdimisht po deklaron se do të kërkojë trajtimin e kërkesës së 42 deputetëve për të zhbërë Specialen.
Kadri Veseli, Kryetar i Parlamentit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, në javët e fundit ka përsëritur disa herë se nuk do të zhbëhet Gjykata Speciale. Disa deputetë të PDK-së kanë thënë se do të vazhdojë nisma e tyre.
Zhbërja e Speciales është edhe në rend të ditës për mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit.
Burime të Express kanë thënë se po synohet që kjo nismë të mos shkojë fare në Parlament, meqë ekziston rreziku që të zhbëhet Specialja pasi që nevojiten vetëm 31 vota pro për të rrëzuar ligjin me kushtin që pjesë e seancës të jenë 61 deputetë.
Nisma e parë për zhbërjen e Speciales dështoi më 22 dhjetor 2017 pasi Kryesia e Kuvendit s’kishte fare kuorum për të marrë vendim. Asokohe, pro zhbërjes ishin PDK, AAK dhe NISMA, ndërsa mungonin LDK, VV dhe pakicat.
Sidoqoftë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte paraparë të mbahej të hënën që vjen, është shtyrë për më 17 janar, të mërkurën. Po atë ditë do të shqyrtohet edhe projektligji për Specialen.
Megjithatë, ligjërisht kjo është një procedurë normale.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës e sqaron se Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtjesor, që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës të mbledhjes plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune që nga dita kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes, për të cilën çështje vendos Kuvendi.
Tre liderët kosovarë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, javë më parë, morën iniciativë që ta shfuqizojnë Specialen, nismë kjo që mori mbështetjen e 43 deputetëve.
Kadri Veseli menjëherë pas përfundimit të festave të fundvitit doli me një shkrim autorial ku fliste rreth zhvillimeve për Specialen dhe tërheqjen e tij ndaj kësaj situate, dukë thënë se kjo gjykatë nuk mund të ndalohet. Ai tha se iniciuesit dështuan, përfshirë edhe vetën.
“Nuk menduan për reaksionet”, u shpreh mes tjerash kreu i PDK’së. Këtë qëndrim e ka forcuar edhe të shtunën në takimin me ambasadorin Delawie, duke e siguruar atë se nuk do të ndodhë zhbërja e gjykatës.
Por, presidenti Thaçi fuqimisht qëndron mbrapa asaj se është kundër Speciales dhe se me këtë gjykatë Kosovës i është bërë padrejtësi historike. Nën hijen e deputetëve po fshihet kryeministri Haradinajt i cili tha se atë që e vendosin deputetët, do ta respektojë. /Gazeta Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë