Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku pritet votimi i FSK-së për t’u angazhuar në Misionet Paqeruajtëse.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, Bekim Kupina këshilltar për media i kryetares së Kuvendit.


“Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në  të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse”, ka thënë Kupina.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se do të votojnë pro dërgimit të ekipeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse. /Telegrafi/

136748369 197910391992645 9015887272659312577 n crop

136523999 401295621172544 4449037695419557912 n crop