LAJMI I FUNDIT:

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut tregon se sa është duke prodhuar rrymë momentalisht Kosova

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut tregon se sa është duke prodhuar rrymë momentalisht Kosova

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka thënë se momentalisht KEK-u është duke prodhuar rreth 780 MW energji elektrike.

Krasniqi tha se momentalisht në funksion janë dy njësi të termocentralit “Kosova A” dhe dy të “Kosova B”.

“Në momentin që po flasim KEK u prodhon diku rreth 780 MW energji elektrike, dy njësi të “Kosovës A” dhe dy të “Kosovës B”. Njësia A3 është jashtë përdorimit, sepse është në procesin e riparimit të rregullt, pritet që deri në fund të muajit të kthehet në prodhim. Serviset e pajisjeve planifikohen në fillim të vitit, që mos të ketë ndërprerje për një kohë”, tha Krasniqi.


Ai tha se Kosova ndoshta ka mundur që të blejë energji elektrike në muajt e verës për ta shpenzuar në dhjetor, por sipas tij, njerëzit do të kundërshtonin.

“Kanë mundur të bëhen kontrata në verë, që ta marrim shembull të kushtojë 200 euro MW. Sepse në fund, energjinë e blen në treg global, nëse do ta blenim një MW verës për në dhjetor, do të merrnit çmimin që diku ka qenë 200 euro, nëse në verë do të blente atëherë në atë kohë që do të ishte 90 – 100 euro, do të thonin çka ke bërë kështu”, deklaroi Krasniqi, në Kallxo.com.

Ai  ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Vetëvendosjes.

Krasniqi tha se ka qenë vetëm në Komitetin për Energji të Vetëvendosjes, që sipas tij ka qenë komitet profesional.

“Çdo njeri që mendon që mund të jap kontribut në energji, mund të jetë aty. Unë kam qenë si ekspert në Komitetin Energjetik. Një kohë e ka udhëhequr Naim Hoxha, më pastaj e kam udhëhequr unë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se i ka plotësuar kriteret profesionale të konkursit dhe nuk ka të bëjë fare me politikë.

Krasniqi tha se në konkurse të tilla kriteret profesionale duhet të jenë ato që vendosin për kandidatin.

“Kriteret e përzgjedhjes nuk kanë qenë kriteret e lojalitetit dhe besueshmërisë, kanë qenë kriteret profesionale. Përderisa janë profesionale çdo kush mund t’i plotësojë ato ose jo. Dikush pse ka një angazhim këshilldhënës nuk duhet të penalizohet nëse i plotëson kriteret profesionale”, tha Krasniqi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Ekonomi
GP Aviation dhe PrishtinaTicket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

GP Aviation dhe PrishtinaTicket nisin fluturimin e parë drejt kyeqytetit francez Prishtinë–Paris–Prishtinë

Ekonomi
Tarifat e Trumpit kanë tronditur tregjet - sa duhet të shqetësohemi?

Tarifat e Trumpit kanë tronditur tregjet - sa duhet të shqetësohemi?

Botë
SHBA-ja nis zbatimin e tarifës prej 10 për qind, vlen edhe për Kosovën

SHBA-ja nis zbatimin e tarifës prej 10 për qind, vlen edhe për Kosovën

Botë
Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Sot në Prishtinë protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës

Ekonomi
Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Nga ëndrra në realitet: Pse komplekset Linda 20, 21 dhe 22 janë zgjidhja e duhur për ju?

Ekonomi
Kalo në kategori