LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë 75 euro

Kuvendi i Prishtinës miraton vendimin për faljen e tatimit në pronë në vlerë 75 euro

Në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën nuk morën pjesë asamblistët e LDK-së dhe as kryetari Përparim Rama, partitë politike u dakorduan që shuma e falur për tatimin në pronë të jetë 75 euro, e jo 100 sa ka qenë mundësia e paraparë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Nora Kelmendi, tha se tatimpaguesit që kanë paguar faturën e tatimit në pronë për këtë vit, shuma e falur do t’i llogaritet si paradhënie për vitin 2024.

“Miratohet vendimi për faljen e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin tatimor 2023. Falja e tatimit për pronën e paluajtshme vlen për të gjithë tatimpaguesit e kryeqytetit për vitin tatimor 2023. Shuma për faljen e tatimit në pronë do të jetë jo më shumë sesa 75 euro. Në rast se tatimpaguesit kanë paguar faturën e tatimit për pronën e paluajtshme për vitin 2023 shuma e falur llogaritet si paradhënie për vitin 2024”, tha ajo.


Falja e tatimit në pronë, LDK bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës
Lexo po ashtu Falja e tatimit në pronë, LDK bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi shtatë ditë pas publikimit në ueb faqen e komunës.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pati publikuar propozimin e tij për falje të tatimit në pronë për vitin 2023, ku parashihej që të falet çdo ndryshim i vlerës së tatimit në pronë nga viti 2022 në vitin 2023, prej 0 deri në 100 euro.

Gjykata Kushtetuese javë më parë vendosi që vendimi i Qeverisë së Kosovës për faljen e tatimit në pronë, përmes ndryshimeve në Ligjin për tatim në pronë, nuk cenon përgjegjësitë komunale.

Rritja e faturave të tatimit në pronë ka ndodhur pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, që ka bërë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në fund të vitit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori