LAJMI I FUNDIT:

Kryeqyteti i Kanadasë shpall gjendjen e jashtëzakonshme si përgjigje ndaj protestave të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve mbi COVID-19

Kryeqyteti i Kanadasë shpall gjendjen e jashtëzakonshme si përgjigje ndaj protestave të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve mbi COVID-19

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë, Ottawa, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave më shumë se një javore të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jim Watson tha se qyteti ishte “plotësisht jashtë kontrollit”.

Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.


Ndryshe, kamionistët kanë paralizuar qendrën e Otavës me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

“Konvoji i Lirisë” filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët të vaksinohen kundër Covid-19.

Duke folur për radiostacionin kanadez CFRA, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më “të pandjeshëm”, [duke ndezur] fishekzjarrë dhe duke e kthyer atë në një festë”.

Kryebashkiaku nuk dha detaje specifike se çfarë masash mund të vendosë, por policia tha të dielën se do të forconte zbatimin e ligjit, duke përfshirë arrestimet e mundshme të atyre që kërkonin të ndihmonin protestuesit.

Kështu, një gjendje e jashtëzakonshme do t’i japë qytetit kompetenca shtesë, duke përfshirë qasjen në pajisjet e kërkuara nga punonjësit e vijës së parë dhe shërbimet e urgjencës.

Ndërkohë një deklaratë nga autoritetet e qytetit tha se gjendja e jashtëzakonshme “pasqyron rrezikun dhe kërcënimin serioz për sigurinë e banorëve të paraqitur nga demonstratat në vazhdim dhe thekson nevojën për mbështetje nga juridiksione dhe nivele të tjera të qeverisjes”.

Sipas të dhënave, kanadezët janë gjerësisht mbështetës të vaksinimit – me gati 83% e popullsisë së kualifikuar që është plotësisht e vaksinuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori