Ka përfunduar diskutimi kryesor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Maqedonisë pa prezencën në sallë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.

Kryekuvendari Talat Xhaferi e shtyu votimin për më 22 dhjetor, pak para se të filloj seanca për buxhetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Deputetët e shumicës parlamentare theksuan se Ljubomir Joveski është kandidati i duhur për postin e kryeprokurorit. Tomisllav Tuntev kërkoi nga OBRM-PDUKM-ja që të deklarohet për këtë kandidat.

Nga BDI theksuan se presin që Joveski t'i shqyrtoj rastet ''Monstra'', ''Lagja e Trinave'', ''Sopot'', etj./Telegrafi/