LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re i cilëson sulme terroriste, masakrat në dy xhamitë në Christchurch

Kryeministrja e Zelandës së Re i cilëson sulme terroriste, masakrat në dy xhamitë në Christchurch

Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re sot kanë mbetur të vrarë 49 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, kur persona të armatosur u futën në dy xhami dhe filluan të shtien me pushkë automatike mbi besimtarët që kishin shkuar për të kryer ritet fetare, raporton BBC.

Ndërkaq, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, i ka cilësuar sulmet si sulme terroriste dhe një nga “ditët më të errëta” të Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Masakra në Zelandë të Re, sulmuesi kishte qëlluar në hyrje të xhamisë personin që e kishte përshëndetur - nuk e kishte ditur kush ishte
Lexo po ashtu Masakra në Zelandë të Re, sulmuesi kishte qëlluar në hyrje të xhamisë personin që e kishte përshëndetur - nuk e kishte ditur kush ishte

E njëri prej sulmuesve që është identifikuar, kishte filmuar e transmetuar live masakrën që po e kryente brenda xhamisë Al Noor. Megjithatë, pas intervenimit të forcave të shumta të policisë 28-vjeçari Brad Tarrant, është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuzat për vrasje.


Lidhur me sulmet janë arrestuar edhe dy meshkuj dhe një femër. E në anën tjetër drejtori i policisë Mike Bush ka deklaruar para gazetarëve se njëri nga të arrestuarit më vonë është liruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Pasi i kritikoi zëvendëspresidenti amerikan, kundërpërgjigjet ministri gjerman i Mbrojtjes

Evropa
Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Zelensky pranon të takohet me Putinin - por vetëm me një kusht

Evropa
Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Zelensky takohet me JD Vance - presidenti ukrainas tregon se çka bisedoi me zëvendëspresidentin amerikan

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa

"SHBA me gjasë do të njoftojë tërheqjen masive të ushtarëve amerikanë nga Evropa", paralajmëron kreu i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Botë
Kalo në kategori