Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë sot para familjarëve të shtetasve turq, që u arrestuan dhe u deportuan të enjten në Turqi.
Familjarët e të arrestuarve kanë ardhur në mesditën e së enjtes para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar sqarime për të arrestuarit.
Në mbështetje të këtyre familjarëve kishin dal edhe një grup i nxënësve të shkollave që i takojnë institucioneve arsimore“Gulistan”.
Haradinaj tha se arrestimi i familjarëve të tyre ka qenë befasi, por që sipas tij befasi të tilla nuk do ketë më.
Ai familjarëve të depërtuarve turq iu garantoi se çdo kërkesë të tyre do ta shqyrtojnë.
“Ata kolegët me të cilët dje keni pasur takim iu kanë shpjeguar pak a shumë. Tash kemi marr sot vendim, që asnjë vendim tjetër nuk mundet me qenë befasi për askënd. Kjo nënkupton se nuk do të ketë befasi më, kjo ka qenë një befasi, por nuk do të ketë më… Edhe unë iu falënderoj dhe uroj që të zgjidhet si duhet. Ju si familje këtu çdo kërkesë tuajën ne do e shqyrtojmë”, tha kryeministri Haradinaj, raporton KP.
Kurse, familjarët kërkuan nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që t’iu garantoj se në Kosovë mund të jetojnë pa frikë.
Gruaja e Yusuf Karabina, Jasemin Karabina u shpreh e shqetësuar se me avokatët që i kanë angazhuar në Turqi nuk po mund të kontaktojnë.
Karabina ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të sigurojnë prova konkrete që vërtetojnë se të afërmit e tyre janë deportuar për në Turqi.
“Ne sot në mëngjes kemi pa disa video, sipas të cilave pretendohet se bashkëshortët tanë janë dërguar, janë deportuar nga Kosova. Ne kemi kërkuar video incizimet dhe ajo e cila është provuar me video incizime, ne i besojmë dhe mund të provohet se ata kanë hyrë në aeroportin e Prishtinës. Avokatët tonë të cilët i kemi angazhuar në Turqi , tash e dy ditë nuk kemi pasur mundësi t’i kontaktojmë, nuk po lejohet takimi me ta, dhe nuk kemi asnjë informatë zyrtare që ata gjenden në Turqi, dhe as avokatët nuk mund të sigurojnë një provë të tillë. Edhe nga kryeministri edhe nga organet tjera të vendit presim që të na ofrohen prova konkrete me të cilat mund të shohim me sytë tanë, të dëgjojmë me veshët tanë se ata me të vërtetë janë depërtuar nga aeroporti i Prishtinës dhe gjenden në Turqi”, tha Karabina.
Ndryshe, që nga mbrëmë familjarët e gjashtë të arrestuarve turq që ditë me parë u arrestuan dhe u depërtuan për në Turqi, kanë qëndruar tek Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, duke besuar që të dashurit e tyre ndodheshin aty.
Kurse, sot gjatë ditës nëpër media kanë qarkulluar pamje ku shihen të arrestuarit turq duke u verifikuar nëpër kontrolle derisa në një video shihen edhe duke hipur në aeroplan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![LSDM: S’ka punësime të specializantëve, qeveria ka prioritet temat etnike dhe jo shëndetësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/LSDM-6-380x233.jpg)
LSDM: S’ka punësime të specializantëve, qeveria ka prioritet temat etnike dhe jo shëndetësinë
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-380x233.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/11/vrasje-mk-380x233.jpg)
Tetë të dyshuar për të shtënat në Çair, policia është në kërkim të tre personave
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Bashkimi-Evropian-1-780x439.jpg)
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara