LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri spanjoll: Mund ta suspendojmë autonominë e Katalonisë

Kryeministri spanjoll: Mund ta suspendojmë autonominë e Katalonisë

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, i ka kërkuar udhëheqësit katalanas Carles Puigdemont që të konfirmojë nëse e ka shpallur Pavarësinë e Katalonisë.

Ky veprim është hapi i parë drejt aktivizimit të nenit 155 për të pezulluar autonominë e Katalonisë.

Të martën, Puigdemont nënshkroi deklaratën e Pavarësisë, por ka ndaluar zbatimin e saj për t’u lëshuar vend bisedimeve.


Rajoy akuzoi Puigdemont për krijimin e “konfuzionit të qëllimshëm” dhe tha  se do që të rivendosë “sigurinë”.

“Kjo thirrje vjen para ndërmarrjes së masës të cilën qeveria mund ta miratojë  sipas nenit 155 të kushtetutës sonë  e cila  kërkon t’u ofrojë qytetarëve qartësinë dhe sigurinë”, tha ai, transmeton KosovaPress.

“Është nevojë urgjente për t’i dhënë fund situatës që po kalon Katalonia, për ta kthyer sigurinë, qetësinë  dhe ta bëjë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Këto deklarata Rajoy i bëri pas mbledhjes urgjente të kabinetit për diskutimin e  hapave të ardhshëm të qeverisë.

Redaktori i BBC Europe, Katya Adler raporton se senati spanjoll ka thënë se ka filluar përgatitjet për të vënë në fuqi nenin 155, por procesi ligjor nuk do të fillojë derisa të merret një përgjigje nga lidershipi katalanas.

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

Protesta masive në Serbi - gjithçka ndodhi dhe po ndodh atje, minutë pas minute

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Serbia
Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Deputeti i partisë së Gjukanoviqit arrestohet në Beograd - mbrëmë kishte publikuar video nga protesta e studentëve

Serbia
Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Serbia
Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Persona të maskuar marshojnë nëpër Beograd - pushteti po mundohet t'i frikësojë protestuesit

Serbia
Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Viktima dhe dëme të rënda nga stuhitë në SHBA - tornado dhe breshri kërcënojnë miliona amerikanë

Amerika
Kalo në kategori