LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Mustafa dhe ministri Hyseni shpresojnë se Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Kryeministri Mustafa dhe ministri Hyseni shpresojnë se Kosova do të anëtarësohet në Interpol

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni janë shprehur optimist se Kosova do të anëtarësohet në Interpol.

Mustafa tha se ai ka ftesën që në cilësinë e kryeministrit që të marrë pjesë  në Asamblenë e Interpolit, që do të mbahet më 26 shtator ku në rend dite është paraparë të jetë pranimi i Kosovës në Interpol.

“Kemi biseduar dhe me miqtë tanë ndërkombëtar dhe jemi në proces të harmonizimit të aktiviteteve, në mënyrë që të arrijmë këtë anëtarësim. Natyrisht që anëtarësimi nuk varet prej nesh. Sepse ne kemi cilësinë e vëzhguesit atje. Varet dhe prej anëtarëve tjerë dhe asaj se çfarë përkrahje do të kemi. Por vet fakti që nga komiteti ekzekutiv i Interpolit ka hyrë në rend dite anëtarësimi i Kosovës dhe në atë komitet ekzekutiv  janë dhe disa vende që nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës na jep shpresa, që kjo do të kapërcej”, tha Mustafa.


Optimist se Kosova do të anëtarësohet në Interpol është edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

“Ne na bënë optimist fakti se Komiteti ekzekutiv i cili përbëhet nga saktësisht 50-50 vende që na njohin dhe 50 që s’na njohin ka vendosur me unanimitet që ta fus në agjendë aplikacionin e Kosovës. Mbetet të bëhet punë e madhe, që të kërkohen votat dhe ato saktë qysh e tha kryeministri votat dhe  përkrahja kërkohet duke besuar në objektivin që e kemi përcaktuar. Nuk mund të kërkojmë vota nëse nuk besojmë në objektivin që e kemi përcaktuar si shtet.  Askush s’mund të jap garanci se do të ndodh kështu apo ashtu, por nga  të gjitha takimet që kam pasur, më bënë optimist që çështja e anëtarësimit në Interpol do të trajtohet si çështje teknike e bashkëpunimit ndërkombëtar policor për të luftuar krimin ndërkombëtar dhe tej kufitar”, tha Hyseni.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori