LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Kurti priti një delegacion të Partisë Socialdemokrate nga Zvicra

Kryeministri Kurti priti një delegacion të Partisë Socialdemokrate nga Zvicra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate (SP) nga Zvicra, që përbëhej nga deputetët nacionalë, Mustafa Atici dhe Fabian Molina, deputeti komunal Reis Luzhnica, anëtarin e Kryesisë së SP-së Arbër Bullakaj, sindikalistët Osman Osmani dhe Florim Kadriu, sekretarja e grupit të migrantëve të SP-së, Lara Can, si dhe Urim Deva, delegat i Grupit të migrantëve.

Me kryeministrin biseduan mbi bashkëpunimin dhe avancimin e mëtejmë të  marrëdhënieve ndërmjet Partisë Socialdemokrate dhe Qeverisë tonë, sidomos në fushat e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

Si socialdemokratë në dy vendet tona ne duhet të bashkëpunojmë sa më afër dhe për interesat dhe çështjet tona të përbashkëta, siç janë zhvillimi socio-ekonomik, vlerat socialdemokrate, si dhe shkëmbimi bilateral në fusha të ndryshme.


Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të takojë edhe akterë të ndryshëm nga shoqëria civile, ndërmarrësia e TIK-ut, si dhe institucione të tjera të Republikës së Kosovës.

Anëtarët e delegacionit theksuan mbështetjen e plotë për Qeverinë e Kosovës nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës për ta bërë Kosovën një rrëfim suksesi, si dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori