Kryeministri kanadez Justin Trudeau është i njohur për stilin unik të veshjes, e në veçanti të çorapeve të pazakonta që preferon t'i vesh.

Dhe këtë traditë nuk e ka harruar as në Forumin Ekonomik Botëror, që këto ditë është duke u mbajtur në Davos  të Alpeve të Zvicrës, transmeton Telegrafi.


2 176

Gjatë këtij Forumi që ishte organizuar edhe vitin e kaluar, Trudeau kishte mbathur çorape me kafka dhe eshtra të kryqëzuara me ngjyrë të verdhë, derisa këtë vit kishte zgjedhur t'i mbath një palë me rosa të verdha.

3 147

Trudeau njihet si njëri nga liderët e rrallë botëror që gjatë çdo takimi me homologët "shkëmben" nga një palë çorape.

4 121

Kështu gjatë takimit me kryeministrin e Irlandës, Endy Kenny kishte mbathur çorape me karakterin e filmit fantastiko-shkencor "Star Ëars", pasi që edhe Kenny është adhurues i flakë i këtij filmi. /Telegrafi/