LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj pezullon vendimin për rritjen e pagave

Kryeministri Haradinaj pezullon vendimin për rritjen e pagave

Kryeministri, Ramush Haradinaj është dorëzuar përpara reagimeve të ashpra publike, si dhe interpretimit të Agjencionit Kundër Korrupsionit (AKK) që vendimi për rritjen e pagave të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Këtë vendim kryeministri Haradinaj e ka marrë pasi 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi të marrë me 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës.

Kryeministri ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht deri sa të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese.


“Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi. Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori