LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta shkarkojë nga detyra ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Njoftimin për shkarkimin e Rikalos e ka bërë të ditur vetë kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo


Z.Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Të gjitha lajmet nga Nenad Rikalo
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nenad Rikalo

Shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ishte vënë kusht PSD-ja me qëllim që ta votonte Buxhetin e vitit 2019, që pritet të bëhet sot në seancën e Kuvendit.

Përndryshe, vetëm katër ditë pasi Ramush Haradinaj si kryeministër kishte prezantuar ministrat e tij, ishte pikërisht Rikalo që mori vëmendjen më të madhe.

Banorët e lagjes ‘Dardania’ në kryeqytet, e njihnin shumë përpara Rikalon, por jo si komshiun e mirë.

Pretendimet për krime lufte, aktivizuan Prokurorinë, dhe dëshmitarë filluan të merren në pyetje.

Duke tërhequr paralele me situatën ku ishte gjendur një tjetër ministër që vinte nga komuniteti serb, Aleksandar Jabllanoviq, opozita nxitoi që përmes Kuvendit ta shkarkonte Rikalon.

Në debatin e ashpër në Kuvend, tetorin e vitit 2017, Rikalo ishte mbrojtur nga kryeministri Haradinaj.

Mocioni i LDK-së për shkarkimin e tij, kishte marrë 27 vota për, 40 kundër, ndërsa në fillimin e muajit nëntor, Prokuroria Speciale, bëri të ditur se nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme se Rikalo ishte i implikuar në krime lufte.

Kurse, subjekti politik i Rikalos, Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, është në dorëheqje që nga marsi i vitit të kaluar, si reagim ndaj arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori