LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i Çekisë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Çekisë sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni i Republikës së Çekisë i udhëhequr nga kryeministri Andrej Babish, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Delegacioni çek do të pritet me nderime shtetërore para qeverisë, ndërsa Babish do të pritet nga homologu i tij Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është planifikuar që Babish të ketë takim me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, zv.kryeministrin për Çështje Ekonomik Koço Angjushev dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.


Para ardhjes në Shkup, Babish ka thënë se do të tregojë mbështetjen e Çekis për euro-integrimet e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/