LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Synimi i LSI-së rrëzimi i Ramës

Kryemadhi: Synimi i LSI-së rrëzimi i Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka thënë gjatë një konference për media se partia që ajo drejton dhe PD-ja do të ndërtojnë një platformë politike me objektiv rrëzimin e Edi Ramës.

Sa i përket protestës së paralajmëruar së bashku me PD, Kryemadhi u shpreh se ende nuk ka një datë për të, por diapazoni i saj do të jetë i madh.

“Nuk bëhet fjalë për një protestë, por për një vazhdë protestash. Diapazoni i protestës është shumë i madh. Do ta organizojmë protestën në një mënyrë shumë dimensionale. Nuk ka të bëjë me një individ, apo një proces brenda parlamentit, por ka të bëjë me familjen shqiptare. Do të jetë një nga protestat e mëdha, por nuk do të jetë një protestë që do të fillojë dhe do të mbarojë. Nuk e kemi vendosur datën. Finalja do të jetë realizimi i objektivit me sukses. Por nuk është çështje çadrash. Bashkëpunimi me PD do të kthehet në një front bashkëpunimi politik, kjo është shumë e rëndësishme. Do të ketë një agjendë afatgjatë me objektiv të qartë, rrëzimin e Edi Ramës”, u shpreh Kryemadhi.


Ajo theksoi se Rama do të jetë së shpejti i pandehur i drejtësisë, për shkak se ka shkelur Kushtetutën para zgjedhjeve të qershorit të shkuar.

“2017 ishte viti i zgjedhjeve kriminale, i kanalizimit të vendit, të trafikut të drogës, i kapjes së shtetit që çoi edhe në bllokimin e reformës në drejtësi”, tha Kryemadhi. “Ndërkohë 2018 do jetë një vit i konfirmimit të opozitës, ndërsa për Ramën një vit i izolimit të tij politik. Rama mund të jetë i pandehur i drejtësisë së shpejti për faktin si ka punuar e vepruar. Rama shquhet për manipulim e mashtrim të opinionin publik”, tha kryetarja e LSI. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori