LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me shkatërrimin e familjes, nuk do ta takojë Metën në burg

Kryemadhi: Dëshirën për të luftuar korrupsionin e pagova me shkatërrimin e familjes, nuk do ta takojë Metën në burg

Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-bashkëshortin Ilir Meta, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet për inceneratorët i pagoi me shkatërrimin e familjes.

Monika doli në një konferencë për shtyp pas arrestimin të Ilir Metës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Me të njëjtat akuza, Kryemadhi ka marrë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.


“Problemet familjare tonat janë probleme të dy njerëzve që duheshin dhe ecën përdore për 33 vite. Por, dëshira për të luftuar korrupsionin u pagua nga ana ime me faturën shumë të madhe të shkatërrimit të familjes sime”, tha deputetja e Partisë së Lirisë.

Ajo deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori