KRU Prishtina njofton se po vazhdon aksioni i shkyçjeve nga furnizimi me ujë në disa zona të komunës së Drenasit, kryesisht në sektorin e bizneseve.

Ky veprim është ndërmarrë për shkak të mospagesave të faturave të ujit, sipas politikës së kompanisë për mbledhjen e detyrimeve, përcjell Telegrafi.





Kompania thekson se ky aksion ka për qëllim sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të shërbimit të ujit, duke garantuar furnizim të vazhdueshëm për konsumatorët që i përmbahen obligimeve.

KRU Prishtina apelon te të gjithë konsumatorët që nuk kanë kryer pagesat e faturave të tyre që të veprojnë sa më shpejt për të shmangur ndërprerjen e shërbimit dhe për të siguruar furnizim të pandërprerë me ujë. /Telegrafi/