Reshjet e shiut dhe vërshimet kanë bërë që të ketë turbullira të ujit dhe reduktime në disa komuna të Kosovës.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në “Prishtinë”, Arjeta Mjeku ka deklaruar se nga nesër pritet të ketë stabilizim me ujë të pijes.
Ajo tha se K.R.U “Prishtina”, vazhdimisht është duke i mbajtur konsumatorët të informuar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdimisht është duke i mbajtur konsumatorët e njoftuar lidhur me situatën e furnizimit me ujë të pijshëm, e cila kohën e fundit ka qenë paksa në gjendje alarmante për shkak të nivelit të lartë të turbullirës që është shkaktuar në kanalin e Iber Lepencit, kanal prej të cilit impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj e merr ujin, e trajton dhe e shpërndan deri tek konsumatorët. Tash për tash ende kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Iber Lepencit, andaj Fushë Kosova, lagjja Kalabria, Zona Industriale, pastaj kemi edhe disa lagje tjera të kryeqytetit, janë me reduktime. Ndërkaq lagjet e kryeqytetit veçohen nga Fushë Kosova dhe Drenasi, për shkak që reduktime kanë vetëm gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit”, tha Mjeku.
Sipas saj, deri më tani gjendja më e rënduar ka qenë në Komunën e Drenasit. Derisa shtoi se nga sot kanë filluar ta trajtojnë impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, në mënyrë që qytetarët e Drenasit, në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të kenë dy deri në tre orë ujë të pijshëm.
“Në gjendje më të renduar deri më sot e kemi pas Komunën e Drenasit. Ndërkaq sot kemi filluar paksa të trajtojmë ujë për pije nga impianti i trajtimit të ujit në Shkabaj, në mënyrë që qytetarët e Drenasit në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes të kenë dy deri në tre orë ujë të pijshëm. Fushë Kosova është me reduktime për momentin edhe pse katet e larta të ndërtesave kolektive po kanë vështirësi në marrjen e furnizimit me ujë edhe pse ne e lëshojmë në periudhën që e kemi caktuar, pra në kohën e reduktimeve. Por, po shpresojmë dhe sipas informacioneve që i kemi nga terreni, situata është duke u përmirësuar dhe po presim deri ditën e nesërme se çfarë do të ndodhë me turbullirën në ujë në kanal, sepse ne në fabrikën dhe impiantin që e kemi është e pamundur të trajtojmë për pije me ato vërshime që kanë qenë kohën e fundit në pjesën veriore, Mitrovicë dhe në Liqenin e Ujmanit prej nga edhe e marrim ujin për trajtim nga impianti i Shkabajve”, shtoi Mjeku.
Mjeku shtoi se uji që është lëshuar, është i pijshëm dhe nuk ka vend për panik.
“Ne ujin që e lëshojmë në kroiet e qytetarëve, gjithmonë është i përshtatshëm për pije. Në moment që ne shohim që diçka nuk është në rregull, e ndërpremë prodhimin e ujit, në mënyrë që qytetarët mos të marrin ujë që nuk është i pijshëm. Andaj, ujin që e marrin në krojet tona, ata të cilët furnizohen nga sistemi i ujësjellësit, është i përshtatshëm për pije dhe në moment që ka diçka rreth cilësisë së ujit të pijshëm, është edhe Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës që edhe ata kanë dalë me komunikatë sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm në gjithë territorin e Kosovës pas vërshimeve”, tha mes tjerash Mjeku.
Megjithatë të kundërtën e thotë Instituti i Shëndetit Publik, ku theksojnë se uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje