Site icon Telegrafi

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë edhe sot pa ujë të pijes

Një pjesë e lagjes Dardania” në Prishtinë edhe sot mbetet pa ujë të pijshëm, kjo pasi është dëmtuar një tub.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka theksuar se në lagjen “Dardania” në Prishtinë të shtunën nuk do të ketë ujë  të pijshëm.

Mjeku ka thënë se arsyeja e mungesës së ujit në këtë lagje të kryeqytetit është dëmtimi i tubit me diametër fi 250 mm, e që sipas saj, ka ardhur nga dëmtimi i infrastrukturës së “KUR Prishtina” nga institucione të tjera.

“Kontraktorët e Ndërmarrjes Termokos edhe sot dëmtuan gypin tjetër të ujësjellësit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren për sanimin e gjendjes. Kërkojmë mirëkuptim, apelojmë për kujdes më të shtuar nga kompanitë e tjera përgjatë punimeve të tyre teknike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version