LAJMI I FUNDIT:

KRU Prishtina bën apel për kursim të ujit të pijshëm

KRU Prishtina bën apel për kursim të ujit të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për gjendjen me ujë në liqenet e Batllavës dhe Badocit, duke bërë apel për ta kursyer atë.

Sipas KRU-së, gjendja është nën nivelin maksimal të kapërderdhjes, përcjell Telegrafi.

“Ju njoftojmë se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm. Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”, thuhet në njoftimin e KRU-së.


“Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë. Të shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme. KRU Prishtina me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët. Ujin e zëvendëson vetëm uji. Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/