Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në një reagim ka theksuar se asnjë person i paautorizuar nuk guxon të manipulojë apo dëmtojë ujëmatësin apo vulën e tij.

Në reagim thuhet se, në rast se ujëmatësi ose vula/pllomba manipulohet nga konsumatori, KRU “Prishtina”, pas konstatimit të veprimit të tillë, do t’i ndërpresë shërbimet e ujësjellësit këtij konsumatori brenda pesë (5) ditëve të punës nga data e zbulimit.


Po ashtu, kompania do të inicojë procedurë gjyqësore në gjykatën kompetente, ku do të vlerësohet edhe dëmi i shkaktuar nga konsumatori për mbulimin e:

Shpenzimeve të riparimit të ujëmatësit dhe/ose vulës (pllombës);

Faturimit për konsumin e vlerësuar të ujit, i cili konsiderohet se është konsumuar nga konsumatori, por nuk është regjistruar nga ujëmatësi.

Vlerësimi i ujit të konsumuar do të bëhet në bazë të konsumit të periudhës korresponduese të vitit paraprak.

/Telegrafi/