Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka shpallur konkurs pune. Pozita që kërkohet është lexues i ujëmatësve.

Sipas konkursit, kërkohen shtatë punëtorë në këtë pozitë, ku fillimisht do t’i kenë gjashtë muaj punë provuese (praktike) me mundësi vazhdimi, shkruan Telegrafi.


Orari i punës do të jetë i plotë, derisa punëtorët e zgjedhur do të punojnë në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 09.01.2025, derisa aplikacionet duhet të dërgohen në e-mailin: burimet.njerzore@kru-mitrovica.com.

Kërkohet që aplikuesit të kenë përvojë pune së paku një vit dhe të kenë trajnime përkatëse për këtë pozitë.

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve do të jetë përmes testimit me shkrim, intervistës dhe CV-së. /Telegrafi/

471168743 1064841768774889 5367275712807872606 n Konkursi i shpallur nga KRU "Mitrovica"

471169273 1064842588774807 1726754616548546146 n Konkursi i shpallur nga KRU "Mitrovica"