KRU "Mitrovica" fton konsumatorët t'i instalojnë ujëmatësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka ftuar konsumatorët që nuk i kanë instaluar ujëmatësit, t’i instalojnë ata.
Bëhet e ditur se kjo kompani po vazhdon me vendosjen e ujëmatësve sipas rregullave të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU, shkruan Telegrafi.
“KRU ‘Mitrovica’ Sh.A. po vijon me vendosjen e ujëmatësve për konsumatorët që nuk i kanë instaluar ende, sipas rregullave të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, thuhet se nëse ujësjellësi do të bëj instalimin e ujëmatësve, konsumatorët do të paguajnë një tarifë prej 240 euro.
“Nëse nuk e keni instaluar ujëmatësin, ju ftojmë ta bëni sa më shpejt. Përndryshe, ujësjellësi do ta kryejë instalimin, por do të paguani një tarifë prej 240€, e cila do të përfshihet në faturën tuaj të radhës, sipas vendimit të ARRU-së (nr. 627, 30.12.2021)”, thuhet tutje në njoftim.
KRU “Mitrovica” ka këshilluar konsumatorët tӕ veprojnë shpejt për të shmangur kostot shtesë dhe për të pasur faturim të saktë të ujit që shpenzoni.
“Ekipet tona janë duke punuar për instalimin e ujëmatësve dhe ky proces do të vazhdojë derisa të gjithë të kenë ujëmatës”, thuhet mes tjerash nӕ njoftim. /Telegrafi/


















































