KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Kaptazhes IV – 40 Burimet” janë përfunduar me sukses.

Pas përfundimit të rehabilitimit, gjendja e furnizimit me ujë ka filluar të përmirësohet, ndërsa ekipet e terrenit janë duke kryer inspektime dhe analiza për të vlerësuar efektin e shtimit të kapaciteteve në këtë kaptazh, përcjell Telegrafi.




Aktivitete të tjera, përfshirë identifikimin e keqpërdorimeve dhe rehabilitimin e burimeve alternative, kanë kontribuar në rritjen e kapacitetit të furnizimit me ujë të pijshëm, duke pritur që kjo të ndikojë në një furnizim më të qëndrueshëm për konsumatorët.

Bazuar në gjendjen aktuale të nivelit të burimeve, pritet që reduktimet të ndalen gradualisht.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve. /Telegrafi/