LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’: Nuk do të ketë rritje të tarifave të ujit në tre vitet e ardhshme

KRU ‘Hidrodrini’: Nuk do të ketë rritje të tarifave të ujit në tre vitet e ardhshme

Organizuar nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU), e ku nikoqir ishte Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë është zhvilluar diskutimi publik me temën “Përcaktimi i tarifave të shërbimeve të ujit”.

Në hapje të takimit, në cilësinë e nikoqirit, objektivat e kompanisë, para ta pranishmëve i shpalosi kryeshefi ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Agron Tigani.

Biznes planin tarifor tre vjeçar (01.01.2022 – 31.12.2024) e shpalosi Zyrtari kryesor Financiar, Rasim Maloku.


Nga ana e ARRU-së, përfaqësuan Hysni Feka – Analist i tarifave, Vehbi Duraku – Analist për investime kapitale dhe Lule Aliu – Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun.

Përpos të tjerëve, në diskutim publik morën pjesë edhe përfaqësues nga Shoqëria civile, OJQ ‘Syri i Vizionit’ dhe organizata mjedisore ‘Let’s do It Peja’, respektivisht Naser Lajqi dhe Urim Xharavina.

U konkludua se plani tarifor i shpenzimit të ujit, në periudhën e ardhshme tre vjeçare, (01.01.2022 – 31.12.2024) në tërë zonën e mbulueshmërisë, komunat Pejë, Istog, Deçan, Klinë dhe Junik, nuk do të ketë rritje çmimi nga tarifat aktuale 2021.

Kjo si rezultat i performancës dhe qëndrueshmërisë financiare të KRU ‘Hidrodrini’. /Njeshi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori