KRU Gjakova njofton për bllokim të kanalizimit pas reshjeve të shiut

Pas reshjeve të fundit atmosferike, në rrugën “S. Lleshi” në lagjen Orize të Gjakovës është paraqitur problem në rrjetin e kanalizimit.
Ekipet e KRU Gjakova janë në terren dhe po punojnë për debllokimin e rrjetit, pasi ujërat e shiut kanë sjellë mbeturina që kanë shkaktuar bllokimin.
Nga KRU Gjakova bëhet apel tek qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina në rrjetin e kanalizimit, pasi kjo rëndon gjendjen dhe shkakton probleme të përsëritura. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































