LAJMI I FUNDIT:

KRRE: Protestat e OBRM-PDUKM-së janë presion mbi punën tonë

KRRE: Protestat e OBRM-PDUKM-së janë presion mbi punën tonë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka informuar Sekretariatin e Bashkësisë Energjetike në Vienë, si pjesë e përfaqësuesve ndërkombëtarë diplomatikë në vend, në lidhje me ngjarjet më të reja në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me vendimin e tyre të datës 21 korrik 2020, për miratimin e të hyrave të rregulluara maksimale dhe çmimeve të elementeve përllogaritëse, për kryerjen e veprimtarisë energjetike furnizim me energji elektrike, të konsumatorëve, që i furnizon furnizuesi universal EVN HOME SHPK Shkup.

Pas miratimit të vendimit, kohë pas kohe po mbahen protesta në organizim të mbledhjeve të shoqatave të qytetarëve, të cilat për KRRE-në janë legjitime, por protesta e organizuar nga partia më e madhe opozitare OBRM-PDUKM, e cila kërkon anulim të vendimit, thonë se është presion direkt mbi punën e tyre.

“Si Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dua t’ju siguroj se Komisioni Rregullator i Energjetikës është i gatshëm në çdo kohë për dialog me të gjitha palët e interesuara, por çdoherë do të jetë i pavarur në vendimmarrjen e tij dhe asnjëherë nuk do t’i nënshtrohet presioneve dhe ndikimeve të ndryshme. Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës u soll në bazë të Ligjit të Energjetikës dhe aktet përkatëse nënligjore, në të cilët janë integruar parimet e legjislacionit të Unionit Europian dhe standardeve europiane, me analizimin e të dhënave për punën finansiare të kryerësve të veprimtarive energjetike. Njëkohësisht, me vendimin e sjellur sigurohet funksionimi i papenguar i sistemit elektroenergjetik – siguri, stabilitet dhe besueshmëri në dërgesën e energjisë elektrike, që ka rëndësi të veçantë pikërisht para periudhës së dimrit”.


“Si dhe me vendimin e marrë, u bë ulje e rëndësishme e kërkesave të kryerësve të veprimtarive energjetike për rritjen e çmimeve të shërbimeve të tyre, gjegjësisht nuk iu kanë pranuar të gjitha shpenzimet e paraqitura, përveç atyre, të cilat Komisioni Rregullator i Energjetikës beson se janë të arsyeshme”, thotë Marko Bislimoski, Kryetar i KRRE në letrën zyrtare, të cilën e dorëzoi deri te Sekretariati i Bashkësisë Energjetike në Vienë./Telegrafi/

Mickoski: Bislimovski i shërben mafias në Qeveri, ne i kemi tre kërkesa
Lexo po ashtu Mickoski: Bislimovski i shërben mafias në Qeveri, ne i kemi tre kërkesa

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori