LAJMI I FUNDIT:

Kroacia uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë

Kroacia uron Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka pranuar urime nga homologu i tij kroat,  Andrej Plenkoviq, i cili përcjellë dëshirat më të mira për progres dhe prosperitet të Kosovës.

“Ndërkohë që Kosova feston 10 vjet që nga shpallja e pavarësisë së saj, kam nderin t’ju përcjellë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Kroacisë, urimet dhe dëshirat më të sinqerta për të mirën e vendit tuaj dhe të kombit tuaj”.

“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kroacisë kanë qenë tradicionalisht të afërta dhe miqësore. Unë me të vërtetë besoj se ato do të vazhdojnë të zhvillohen më tutje, si dhe se do të punojmë për të forcuar edhe më shumë bashkëpunimin në interes të të dy kombeve tona”, thuhet në urim.


Kroacia mbështet progresin e Kosovës në rrugën e saj të vazhdueshme drejt integrimit euroatlantik.

“Ne do të vazhdojmë në mënyrë të veçantë mbështetjen tonë politike dhe teknike për Kosovën ndërsa ajo përparon drejt BE-së, me qëllim që të kontribuojmë kështu në stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”, thuhet në urim. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori