LAJMI I FUNDIT:

Kroacia nderon heroin Bekim Berisha me medaljen e artë “Urdhëri i Kryqit Kroat”

Kroacia nderon heroin Bekim Berisha me medaljen e artë “Urdhëri i Kryqit Kroat”

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic, ka nderuar Bekim Berishën me medaljen e artë - “Kryqi i Kuq Kroat”.

Në një ceremoni solemne të organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, me rastin e kremtimit të Fitores së Atdheut dhe Ditës e Falënderimeve të Mbrojtësve Kroatë, familjarët e Bekim Berishës, i njohur si AB-ja (Abeja), e kanë pranuar nga presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, medaljen e artë “Urdhërin e Kryqit Kroat”, me motivacion “Kryqi i Kuq Kroat vlerëson se Bekim Berisha mbetet hero që nuk është harruar”.


Foto: Naile Demiri

“Unë jam i nderuar që këtë medalje në emër të presidentit Josipovic, mund ta dorëzojë në prag të ditës më të rëndësishme për të gjithë veteranët e luftës kroate. Këto çmime janë të merituara dhe është dashur të ndahen më parë”, ka thënë Predrag Matic, ministër i Mbrojtjes së Kroacisë.


Dekoratën e në emër të familjes së Bekim Berishës, e kanë pranuar motra Zyrafete Berisha-Tolaj dhe mbesa Bonita Tolaj.

Foto: Naile Demiri

Heroi i Kroacisë, Bekim Berisha, i lindur në Graboc të Pejës, më 15 qershor 1966, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë ai për 539 ditë ishte pjesëtar i rregullt i Ushtrisë kroate.

Heroi i Kosovës, Bekim Berisha – Abeja, strategu i UÇK-së, ishte vrasrë më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori