Ndërmarrja KRM “Ambienti” ka ndërmarrë masa për rikuperimin e zonës së deponisë së prekur nga zjarri, në përputhje me rekomandimet e ekspertëve të mjedisit.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, mbulimi i hapësirës me dhe është i domosdoshëm për të parandaluar ndotjen e mëtejshme, përhapjen e erërave të pakëndshme dhe për të siguruar stabilitetin e terrenit, përcjell Telegrafi.


“Duke u udhëhequr nga këto rekomandime, ndërmarrja reagoi menjëherë duke investuar në mbulimin me dhe të hapësirës së dëmtuar. Ky hap synon rikuperimin e zonës, mbrojtjen e mjedisit dhe krijimin e kushteve më të sigurta për komunitetin dhe ambientin përreth”, theksohet në njoftim.

Kjo iniciativë vjen si dëshmi e përkushtimit të KRM “Ambienti” ndaj përgjegjësisë shoqërore dhe ruajtjes afatgjatë të mjedisit. /Telegrafi/