Sektori i biznesit për çdo ditë e më shumë merr goditje të rënda, si pasojë e zvarritjes së procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit odave ekonomike të vendit.
Kryetari i Federatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza politike në masë të madhe ndikon negativisht në sektorin e biznesit veçanërisht zhvillimin e ekonomisë.
Si më problematike, Boshkov fokuson bllokimin e operacioneve financiare në mes kompanive private dhe institucioneve të shtetit të cilat i kanë kompetencat e kufizuara përderisa nuk formohet qeveria e re e Maqedonisë.
“Zvarritja e procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, dhe funksionimi i qeverisë teknike me kompetenca të kufizuara, ndikon shumë negativisht në zhvillimin e ekonomisë. Kompanitë private ndodh që nuk arrijnë t’i realizojnë operacionet ekonomike, ngase institucionet e vendit funksionojnë me kompetenca të kufizuara”, thotë Boshkov.
Ndërkaq, Fatmir Bytyçi, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se biznesmenët shprehen të shqetësuar nga vonesa e formimit të qeverisë, sepse kjo cenon realizimin e planeve të tyre sa i përket zhvillimit të biznesit.
“Situata e pasjes së një qeverie teknike me mandat të kufizuar për një kohë të gjatë në Maqedoni, dhe njëherësh shtyrja e procesit të zgjedhjes së një qeverie të re jo vetëm që cenon drejtpërdrejt funksionimin e biznesit, por në parim edhe vendimet që mund t`i marrë sipas tyre në funksion të zhvillimit ekonomik ose funksionimit të shtetit, në të shumtën e rasteve e vë në dilemë aspektin moral dhe teknik nëse duhet apo i lejohet ta bëjë. Këtu mendoj rritjen e borxhit publik dhe deficitit buxhetor”.
“Ndërkohë, shënojnë rritje problemet sa i përket likuiditetit të kompanive, ngase vazhdojnë mos paguhen borxhet e ndërsjella mes kompanive, por edhe detyrimet e shtetit që ka ndaj kompanive, për një kohë të gjatë ndikojnë në funksionimin e biznesit, përkatësisht duke i bllokuar vetë bizneset”, sqaron Bytyçi.
Kohë më parë edhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, bëri thirrje që të zgjidhet sa më parë kiza politike në Maqedoni, sepse siç ishte shprehur ajo, ekonomia e Maqedonisë mbijeton përmes aparaturës për “reanimimit”, ndërkohë që për zhvillimin e biznesit para së gjithash nevojitet stabilitet politik dhe institucione funksionale.
Arsovska e cilësoi viti 2017 nga më të vështirët në dhjetë vjetët e fundit sa i përket zhvillimit ekonomik, si rrjedhojë e ballafaqimit të sektorit të biznesit me shumë rreziqe dhe pasiguri të vazhdueshme për shkak të krizës politike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi