“Hej, Trump, çfarë po provon të bësh?”. Toni është i fortë, i drejtpërdrejtë, siç ndodh zakonisht me udhëheqësin turk. Dhe, kriza e Jerusalemit shndërrohet në shansin e madh të Recep Tayyip Erdoganit.
I paparashikuar, pas përplasjeve të fundit me administratën amerikane, dukej se e kishin vënë Turqinë në një qoshe. Por, Sulltanin mund ta akuzosh për gjithçka, përveçse për faktin që është një “kafshë politike”, me nuhatje shumë të madhe. Dhe, me vendet arabe, formalisht të bashkuar në dënimin e këtij vendimi, por konkretisht të ndarë në reagim, presidenti turk është shfaqur si një fajkua në këtë boshllëk, duke u ngritur si lojtar i ri në Lindjen e Mesme.
Me një aktivizëm të shprehur në 360 gradë. Ndërkohë që ndodhej me një këmbë në shkallët e aeroplanit që do e shpinte në Greqi, në vizitën e parë të një presidenti turk pas 65 vitesh (kur ai ende nuk kish lindur), në mëngjes kishte shpalosur disi strategjinë e tij, duke hedhur në tryezë asin: telefonatën me Papën.
“Vazhdoj bisedimet e mia jo vetëm me udhëheqësit e shteteve arabe dhe myslimane. Sepse Jerusalemi është i shenjtë edhe për të krishterët, dhe duhet të diskutoj çështjen me Papën”.
Diplomacia turke i kishte sinjalizuar menjëherë se Papa Françesku ishte shprehur në favor të status quo-së në Tokën e Shenjtë. Një pozicion që, sipas burimeve zyrtare të Ankarasë, Erdogani e ka ndarë dy ditë më parë me Papën në telefon, dhe pak orë më vonë bëri të njëjtën gjë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Carit rus, të cilin Erdogani e ndjen tashmë më pranë se sa kreun e Shtëpisë së Bardhë – nga i cili ka mbetur i zhgënjyer (për mbështetjen që u ka bërë kurdëve, por edhe mos ekstradimin e Imamit Fetullah Gulen i akuzuar për grusht shteti) – i ka shpjeguar se përse ka thirrur në 13 dhjetor në Turqi, mbledhjen e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Më pas ka vazhduar me biseda të tjera telefonike, me krerët e Britanisë së Madhe, Francës, Spanjës dhe Gjermanisë.
Si një udhëheqës i vërtetë i Lindjes së Mesme, Erdogani i njeh mirë aktorët në rajon. Dhe, përtej dënimeve formale që kanë bërë ata, ka rrokur në ajër dallimet mes boshtit që për voli të llojeve të ndryshme mbështet Trumpin (Arabia Saudite, Emiratet Arabe, Bahreini, Egjipti) dhe ai që e kundërshton (Jordania, Irani, Siria, Iraku, Hezbollahu).
Të gjithë atyre, Sulltani që sheh me nostalgji nga Perandoria Otomane u ka thënë: “Njohja e Izraelit si kryeqytet i Izraelit është e baraslefshme me hedhjen e rajonit në një unazë zjarri”.
Turqia zbriti menjëherë në sheshe. Nga Stambolli në Anadoll, nga Deti i Zi deri në juglindje.
Në mesditë i hipi aeroplanit shtetëror dhe në më pak se një orë mbërriti në Athinë. Për një vizitë 48-orëshe, të mbushur me pritje dhe nyje për t’u zgjidhur. Ka kërkuar ekstradimin e tetë zyrtarëve të konsideruar anëtarë të grushtit të shtetit. Ka sugjeruar përditësimin e “Traktatit të Lozanës”, që përcakton kufijtë e Turqisë dhe Greqisë. Ka diskutuar çështjen e ishullit të Qipros. Më pas, shkëmbimet dypalëshe në tregti.
I palodhur, sot do të jetë në rajonin e Trakisë që e ndan me Greqinë, për të takuar pakicën myslimane dhe marrë pjesë në faljen e të premtes në xhaminë e vjetër të Komotinit. Me objektivin për të kompaktësuar përreth vetes, nën shenjën e fesë, të gjithë ndjekësit. Ata të vjetrit dhe të rinjtë që duhet të bëjë për vete. /Burimi: “Sette”/Përgatiti në shqip: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë