Në Tiranë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen bëri të ditur se Komisioni do të ofrojë edhe për Shqipërinë 80 milionë euro në formë grantesh si mbështeteje buxhetore për përballimin e krizës energjitike. Ajo e bëri këtë njoftim në përfundim të takimit në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama.
Ashu si dhe të gjithë Europën, edhe rajoni i Ballkanit për përballet me pasojat e krizës energjitike të shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë. “Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është me anën e unitetit dhe solidaritetit dhe për shkak e me këtë problem ne përballemi të gjithë së bashku, kjo do të thotë unitet dhe solidaritet edhe më Shqipërinë”, deklaroi presidentja e Komisionit, duke shpjeguar se Shqipëria po ashtu do të përfitojë dhe nga paketa e ndihmës për Ballkanin perëndimor, prej 500 milionë eurosh.
Sipas zonjës Von der Leyen, nga kjo paketë për rajonin do të mbështetet investimi në impiantin lundrues diellor në Vaun e Dejës, modernizimi i Hidrocentralit të Fierzës, si dhe projekti për eficencën energjitike në qytetin Studenti.
Kryeministri Rama tha nga ana e tij se fondi prej 80 milionë eurosh është “një ndihmë e konsiderueshme”, por që megjithatë nuk mund të zgjidhë problemin e sasive të importit që vendi duhet të marrë për të mbuluar nevojat. Ai deklaroi se deri në fund të vitit, shifra për përballimin e çmimeve të larta të energjisë, mund të shkojë deri në 460 milionë euro. “Është një shumë marramendëse për tërësinë e buxhetit tonë, por është një shumë që ka ndihmuar edhe për inflacionin”, nënvizoi kryeministri.
Pavarësisht kostove, kryeministri theksoi se çmimet për familjarë dhe bizneset e vogla do të mbeten të paprekura duke njoftuar, vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për tre prodhuesit më të mëdhenj të energjisë. “Është taksë për tre prodhuesit e mëdhenj të energjisë në Shqipëri, të cilët nuk kanë bërë asnjë gjë për ta shitur energjinë me shumëfish. Nuk kemi ndonjë gjë kundër tyre, por ata nuk mund të nxjerrin fitime marramendëse se ju ra fati dhe ne të mos kemi mundësi të mbështesim ata që janë më në nevojë sepse kështu na ra fati. Kështu që do të vendosim taksën e jashtëzakonshme dhe me paratë e taksës së jashtëzakonshme do të mbështesim drejtpërdrejtë ata që janë më në nevojë”, tha zoti Rama duke shpjeguar se në këtë rast do të ndiqet direktiva e Bashkimit europian.
Zëri i Amerikës ka mësuar se tre prodhuesit më të mëdhenj në vend, përveç Korporatës energjitike shqiptare (KESH), janë “Devoll Hydropower”, që zotërohet nga kompania Statkraft, ), me dy hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës; “Ayen As Energji”, kompania turke që ka dy hidrocentralet “Peshqesh” dhe “Fangu”; si dhe kompania Kurum me katër hidrocentralet “Ulëz”, “Shkopet”, Bistrica 1” dhe “Bistrica 2”. Taksa ndaj tyre do të aplikohet mbi energjinë e shitur mbi çmimin që pritet të përcaktohet nga Komuniteti Europian i Energjisë.
Tirana ishte ndalesa e tretë e turit të presidentes së Komisionit europian në vendet e Ballkanit Perëndimor, pas Shkupit dhe Prishtinës. Ajo pritet të shkojë nesër në Bosnje, dhe më pas në Serbi, për të vijuar të premten me vizitën në Malin e Zi. Vizita e saj në rajon, ka si synim kryesor mbështetjen që Brukseli po ofron për përballimin e krizës energjitike.
Kjo çështje pritet të jetë po ashtu në fokus edhe të takimit të nivelit të lartë BE-Ballkani perëndimor që është parashikuar të zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Për herë të parë një takim i Këshillit europian, ku marin pjesë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së, zhvillohet në një shtet jo anëtar. Një fakt të cilin kryeministri Rama e konsideroi “një ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë”./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos