Rreth 15 për qind e bizneseve në vend janë bare dhe restorante. Në vend ka rreth 13 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37 për qind të totalit.
Vetëm sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18 për qind të të punësuarve në biznesin e vogël. Pas ulje – ngritjeve në vitin 2020 që kaluan subjektet e shërbimit (baret, restorantet dhe klubet e natës ishin të parët që u mbyllën me shfaqjen e COVID-19 në muajin mars), me hapjen e ekonomisë deri në përfundim të verës, xhiroja e tyre arriti të rikuperohej, por duke mbetur shumë poshtë niveleve të parakrizës.
Sipas INSTAT, indeksi i volumit i bar-restorante, tregoi një rënie të fortë prej 55 për qind në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25 për qind dhe 19 për qind.
Rënia e xhiros te bizneset e shërbimit të pijeve dhe ushqimeve ka vazhduar edhe në muajt e parë të 2021.
Sipas përfaqësuesit të Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve, Enri Jahaj arsyet kryesore janë rënia e konsumit dhe kufizimi i orarit të lëvizjes deri në orën 20:00.
Xhiroja e restoranteve është e bazuar vetëm me punën që bëhet në drekë. Pas orës 18:00, të gjithë njerëzit vrapojnë për të shkuar në shtëpi. Me këtë fashë frekuentimi, xhiroja e restoranteve është reduktuar me 50 për qind, ndërsa ajo e bareve dhe kafeneve me 40 për qind. Te baret po ndihet më shumë kufizimi i orarit për konsumin e pijeve alkoolike. Njerëzit i frekuentojnë më shumë baret për pije alkoolike, pas punës dhe në orët e mbrëmjes. Sipas të dhënave zyrtare, rënia e konsumit është reflektuar edhe te tkurrja e importit të alkoolit.
Në anën tjetër, te shpenzimet e konsumatorit ka ndikuar edhe pasiguria e krijuar nga COVID-19. Nëse nga jashtë vërehet se frekuentimi i bareve është i lartë, brenda konsumi është i ulët. Shifrat zyrtare dhe operatorët e kafesë konfirmojnë rënien e importit. Pjesa më e goditur janë klubet e natës, pasi edhe pse janë të mbyllur prej një viti vazhdojnë të paguajnë dritat dhe ujin.
Kriza nga COVID-19, përveç riskut për falimentime të këtyre strukturave, po favorizon lulëzimin e skemave të pastrimit të parave. Shoqata e Bareve e Restoranteve pohon se mjediset e bareve dhe restoranteve që lirohen nga falimentimi për shkak të pandemisë, po riinvestohen nga të tjerë për pastrimin e parave.
“Çdo ditë mbyllen biznese dhe hapen të reja në struktura të gatshme të bareve dhe restoranteve që merren me qira, në shumë raste, nga persona që duan të riciklojnë paratë (kjo është periudha më e mirë e pastrimit të parave, pasi jemi në prag të zgjedhjeve elektorale dhe mungon kontrolli nga institucionet shtetërore). Hapja e këtyre strukturave të reja nuk është domethënëse dhe mendoj se nuk do ta përmirësojnë gjendjen e sektorit. Rreth 30% e bizneseve ndodhen në zonën gri që mbyllen dhe më pas hapen, pasi merren me qira”, nënvizoi Jahaj.
Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve nuk janë optimiste edhe me nisjen e sezonit turistik. Shpresa e vetme për rritje të xhiros mbetet te vaksinimi.
“Shumë shtete të Evropës kanë subvencionuar me para strukturat e shërbimit, sepse të gjithë po përgatiten të hapen në muajin qershor. Ne, edhe këtë sezon do të nisim pa subvencionim dhe pa mbështetje konkrete nga shteti. Nëse 30-40 për qind e popullsisë nuk vaksinohet, xhiroja në këto struktura edhe për këtë verë do të ketë rënie”, përfundoi ai. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës