Pasojat e krizës së kredisë në SHBA: euro e shtrenjtë, rritja drastike e çmimeve për energji dhe mallra ushqimore, inflacioni i lartë – të gjitha këto janë helm për ekonominë.
Gjërat nuk po ecin sipas planit. Që kriza amerikane e kredive do të vazhdonte më gjatë dhe do të ulte rritjen ekonomike në botë këtë ekonomistët e kishin parashikuar për vitin 2008. Por pritej që konsumi privat t’i jepte impulse ekonomisë. Kjo pritje nuk u realizua: çmimet për energji, produkte ushqimore dhe mallra të tjera të jetës së përditshme rriten shumë shpejt. Konsumatorët ngurojnë.
Në maj kompanitë industriale për herë të gjashtë radhazi shënuan një ulje të numrit të porosive, prodhimi u tkurr me 1,9 për qind në krahasim me tremujorin e parë. Edhe xhiroja e tregtarëve me pakicë pati rënie të fortë. Tani barometri ekonomik për gjashtë muajt e ardhshëm i përllogaritur nga Qendra Europiane për Studime Ekonomike ra në nivelin më të ulët që prej fillimit të mbledhjes së të dhënave për të në vitin 1991.
Presidenti i kësaj qendre, ekonomisti Wolfgang Franz pret tani një rënie të re ekonomike:
"Këtë vit do të kemi një dobësim të konjukturës. Kjo do të thotë që normat e rritjes së produktit të brendshëm bruto do të bien krahasuar me një vit më parë. Por jemi shumë larg rënies në një recesion".
Gjermania i ka shfrytëzuar më mirë se asnjë vend tjetër shanset e globalizimit gjatë viteve të shkuara. Firmat kanë pushtuar tregje të reja, eksportet kanë qenë për vite me rradhë lokomotiva e ekonomisë gjermane. Gjatë muajit maj firmat gjermane kanë eksportuar 2,5 për qind më shumë mallra se një vit më parë. Por krahasimi me muaji prill të këtij viti flet për një rënie prej 3,2 për qindësh, më e forta prej mëse dy vjetësh.
Po ekonomia e brendshme? Këtu nuk ka thuajse fare lëvizje. Ekonomisti Peter Bofinger e sheh ekonominë gjermane përpara një faze stanjacioni. Shpresa se konsumi privat mund të gjallëronte konsumin nuk është plotësuar megjithë rritjen e pagave kohët e fundit. Bofinger kërkon programe ekonomike shtetërore:
"Një zgjidhje interesante që shihet në SHBA janë bonuset fiskale të cilat atje kanë patur vërtet efekt. Një bonus fiskal do të thotë që çdo taksapagues merr nga shteti një shumë të caktuar në formë çeku në varësi të nivelit të të ardhurave. Kjo ka ndikim direkt në konsum".
Por edhe në SHBA konjuktura ecën me hapa të vegjël. Recesioni deri tani nuk është shfaqur, por sipas mendimit të shumë ekonomistëve amerikanë kjo i dedikohet vërtet rimbursimeve fiskale me të cilat qeveria amerikane mbështet konsumin privat. Megjithatë në fushën e ndërtimit të banesave rënia vazhdon me të njëjtën shpejtësi. Edhe në sektorin e industrisë firmat kufizojnë prodhimin. Që prej fillimit të këtij viti në SHBA janë humbur më shumë se 440.000 vende pune. /D. W./
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje