Sa herë që flitet për zhvillim, rritje ekonomike në Kosovë, nga autoritetet kompetente përmenden investimet e huaja. Këto investime edhe pse konsiderohen si infuzion për zhvillim të përgjithshëm ekonomik, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, thuajse për çdo vit kanë pësuar rënie.
Viti 2014, ka qenë periudha kur në Kosovë ka pasur më së paku kapital të huaj dhe kjo për faktin se gjatë atij viti për gjashtë muaj radhazi, Kosova ishte zhytur në krizë politike e institucionale. Kurse, gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja.
Edhe ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar për trendet ekonomike, ku sipas tij, treguesit ekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës është vendosur në një trend afatgjatë të rritjes.
Ai ka përmendur se investimet e jashtme gjatë vitit 2015 kanë qenë mbi 320 milionë euro, krahasuar me 151 milionë euro gjatë vitit 2014.
Ekspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se kriza politike dhe niveli i lartë i korrupsionit, ndikojnë në zbehjen e interesimit të investitorëve të huaj që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, ka thënë se arsye e mungesës se nivelit më të lartë të investitorëve është pasiguria e tyre për shkak të mungesës së sundimit të ligjit në Kosovë.
“Gjithsesi edhe kriza politike është një dëm i madh që i bëhet Kosovës, për shkak se imazhi negativ, gjithmonë qarkullon më shpejtë në mediet globale. Dhe, kur mediet globale përçojnë këto mesazhe, investitorët e huaj të cilët edhe ashtu e kanë një imazh të dëmtuar në raport me Kosovën, krijojnë një perceptim negativ. Kur i shtohet edhe doza e pasigurisë në Kosovë, atëherë krijohet një panik sa i përket sigurisë së investimeve”, ka thënë Balija.
Qeveria e Kosovës së bashku më partitë opozitare, sipas tij, do të duhej të punonin më shumë drejt krijimit të një imazhi më të mirë politik në vend, pasi ky imazh, siç thotë ai, po ndikon që investitorët e huaj kapitalin e tyre të orientojnë në vendet e rajonit.
Por, mendim tjetër për nivelin e ulët të investimeve të huaja në Kosovë, paraqet profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj.
Ai shprehet se shkalla e lartë e korrupsionit dhe burokracia është pengesa kryesore e ardhjes se investitorëve të huaj në Kosovë.
‘‘Çështja e politikës që zhvillohet në nivel qendror, unë nuk besoj se ka ndikim aq sa qeveritaret tanë po mundohen ta shprehin këtë perceptim të tyre individual. Këtu është shkalla e lartë e korrupsionit dhe pamundësia e investitorëve që të jenë vërtet zot të bizneseve të tyre gjatë veprimit dhe niveli i shkallës se tatimeve (pasi i tatojnë qysh në fillim), tregon se Kosova nuk është mjedis i favorshëm për investitorët e jashtëm”, shprehet Ramosaj.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës thuhet se në muajin janar të këtij viti, vlera e investimeve ka qenë 16.3 milionë euro.
Patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitetet tjera biznesore, paraqiten si aktivitete ekonomike më atraktive për investitorët e huaj, pasuar nga shërbimet financiare. Vlera financiare më e madhe e investimeve direkte janë nga shteti i Zvicrës, Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Por, Shpend Balija, thotë se përqendrimi i investitorëve të jashtëm në sektorin e patundshmërisë nuk është i leverdishëm dhe fitimprurës për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve ë reja të punës.
“Për të qenë të kënaqur, sektori i prodhimit dhe shërbimeve duhet të jetë sektori i parë që tërheq investime të jashtme, pasi ky sektor krijon vende të reja të punës. Kurse në patundshmëri krijohen punë sezonale, kryesisht dhe nuk është investim i mirëfilltë pasi më vonë mund të krijohen fluske në çmimet e tregut të patundshmërive”, thekson Balija.
Qeveria e Kosovës ka përgatitur një projektligj për Investimet Strategjike, përmes së cilit thuhet se do të eliminohen pengesat e deritanishme për nxitjen dhe realizimin e investimeve të huaja, si burokracia e tepërt, procedurat e stërzgjatura, mungesa e transparencës, infrastruktura ligjore jo e favorshme të cilat kanë penguar dhe vështirësuar realizimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi