LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet ndërhyrja e Trumpit ndaj OPEC-ut

Kritikohet ndërhyrja e Trumpit ndaj OPEC-ut

Ndërhyrja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, në çështjet e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk është e mirëpritur brenda kartelit.

Sipas ministrit iranian të Naftës, Bijan Zangeneh, ka thënë se OPEC është një organizatë e pavarur dhe punon në dobi të anëtarëve të saj.

“Kjo është hera e parë që presidenti i SHBA-së udhëzon OPEC-un se si të bëhen gjërat dhe kjo është e re. Unë mendoj se kjo nuk është një reagim i mirë brenda OPEC-ut. Ata duhet të dinë se OPEC nuk është pjesë e Departamentit Amerikan të Energjisë. OPEC është ende një organizatë e pavarur dhe punon për të maksimizuar përfitimet e anëtarëve të saj. Ne duam ta ruajmë OPEC-un, sepse kjo është organizata e vetme ku bota e tretë ka një efekt të vogël në ekonominë botërore”, ka thënë Zangeneh, përcjell Telegrafi.


Para mbledhjes së 175-të të konferencës së OPEC-ut që u mbajt të enjten e javës së kaluar në Vjenë, Trump u përpoq të ndërhynte në punët e kartelit me një numër publikimesh në Twitter.

“Shpresojmë që Arabia Saudite dhe OPEC nuk do të shkurtojnë prodhimin e naftës. Çmimet e naftës duhet të jenë shumë më të ulëta në bazë të furnizimit”, shkroi Trump më 12 nëntor.

Më 7 nëntor, Trump, i cili dëshiron çmime të ulëta të naftës për konsumatorët amerikanë, tha në një konferencë për media se çmimet naftës së papërpunuar kanë rënë ndjeshëm në muajin e kaluar.

“Kjo për shkak timin, sepse kemi një monopol të quajtur OPEC dhe unë nuk e pëlqej atë monopol”, ishte shprehur Trump.

Administrata e Trumpit ka rivendosur sanksione ndaj Iranit më 5 nëntor, por boshllëku i furnizimit nga eksportet e naftës së papërpunuar të Iranit mund të shkaktojë rritjen e çmimeve. Për të shmangur këtë, Washingtoni vendosi të lirojë nga sanksionet tetë vende që importojnë naftë nga Irani. /Telegrafi/