Nga: Fuse ODG / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Këtë Krishtlindje, diçka e rëndësishme po ndodh. Besoj se në dekadat që do të vijnë, bota do të shohë sezonin festiv të vitit 2024 si një moment kyç kur afrikanët morën kontrollin mbi narracionin për ta.
Muajin e kaluar, shpërndava një video të shkurtër ku shpreha habinë dhe mosbesimin tim për lajmin se Bob Geldof do të publikonte një super-miks të këngës Do They Know It’s Christmas? [A e dinë se është koha e Krishtlindjes] nga Band Aid, për të shënuar 40-vjetorin e saj. Përveç kësaj, BBC njoftoi një dokumentar për të shënuar këtë moment. Kjo ngjarje ka ndezur një diskutim shumë të nevojshëm rreth mesazheve të vjetruara dhe të dëmshme të ngulitura në tekstet dhe tablotë e këngës.
Duket se nuk isha i vetmi që ndihesha kështu. Kënga nuk arriti të hyjë në Top 40-she javën e kaluar, ndryshe nga paraardhëset e saj të cilat menjëherë zunë vendin e parë. Për më tepër, mbështetja që kam marrë ka qenë e jashtëzakonshme. Një nga ndjekëset e mia në Instagram, një mësuese 51-vjeçare, më tha: “Më bëre vërtet të mendoj ndryshe për Band Aid-in”.
Shumë afrikanë, si në diasporë ashtu edhe në kontinent, prej kohësh mendojnë se portretizimi i Afrikës nga Band Aid nuk është vetëm i pasaktë, por edhe i dëmshëm. Ndërsa bujaria e publikut britanik në vitin 1984 ishte e sinqertë, dhe qëllimi i Band Aid-it ishte të trajtonte një krizë specifike humanitare, mënyra se si u përshkrua Afrika bëri më shumë dëm afatgjatë sesa dobi. Ajo kontribuoi pa dashje në një krizë më të gjerë identiteti për afrikanët, duke e paraqitur të gjithë kontinentin si një vend të vetëm të shkatërruar nga lufta dhe uria. Është e ngjashme me marrjen si shembull të krizës në Ukrainë dhe përgjithësimin e saj për të gjithë Evropën.
Kjo qasje ushqen stereotipe negative që kanë mbizotëruar në mediat perëndimore për dekada me radhë. Ka qenë i thellë ndikimi i këtyre tablove të shtrembëruara për Afrikën.
Sipas organizatave Africa No Filter dhe Africa Practice reputacioni i “rrezikut të lartë” i Afrikës në tregjet globale, i formësuar nga paraqitjet negative, ka çuar në norma më të larta interesi për borxhin sovran, duke i kushtuar kontinentit me një shumë të vlerësuar prej 3.2 miliardë funtesh [3.88 miliardë euro] në vit.
Disa argumentojnë se për problemet e Afrikës nuk duhet të fajësohet një “këngë e lehtë pop”, por korrupsioni dhe udhëheqja e dobët në vendet afrikane. Ndërsa është e vërtetë që shumë kombe afrikane janë përballur me sfida në udhëheqje, unë nuk besoj se liderët afrikanë janë natyrshëm më të korruptuar se të tjerët. Dallimi është se udhëheqja afrikane shpesh është më pak e aftë të fshehë dobësitë e veta. Megjithatë, udhëheqja është thellësisht e rrënjosur në identitet. Dhe, derisa afrikanët nuk do të jenë në gjendje të ridefinojnë dhe të rimarrin identitetin e tyre, ne do të vazhdojmë të përballemi me pasojat e këtij keqprezantimi.
Kjo vetëm sa e thekson nevojën urgjente se pse afrikanët duhet të marrin kontrollin mbi narracionin për veten. Meqë kohët e fundit jam bërë baba i një vajze të dashur, këtë çështje e kam shumë për zemër. Çdo ditë ia kujtoj asaj forcën e saj të brendshme dhe vlerën e saj. Pikërisht për këtë arsye, unë dhe partneri im i biznesit, Andre Hackett, kemi krijuar Shkollën e Afrikës së Re [School of New Africa – SONA], një platformë e dizajnuar për të mësuar historinë dhe kulturën afrikane përmes të nxënit përmes lojës dhe mjeteve fuqizuese të afirmimit.
SONA nxjerr në pah histori të fshehura që kurrikula kryesore dhe mediat shpesh i anashkalojnë, si puna e jashtëzakonshme e profesorit Jean-Jacques Muyembe, shkencëtarit afrikan nga Republika Demokratike e Kongos, i cili zbuloi një kurë të mundshme për Ebolën. Band Aid 2014 mblodhi para për krizën e Ebolës, megjithatë, nuk kam parë kurrë dikë nga Band Aid që të japë mirënjohje për kontributin jetik të tij.
SONA është një zgjidhje e rëndësishme afatgjatë. Por, ne gjithashtu duhet të veprojmë tani, përpara krizës së radhës, për të qenë të sigurt se Afrika do të ketë burimet dhe infrastrukturën e nevojshme për të përballuar sfidat e veta. Diaspora afrikane luan një rol të madh në këtë drejtim (një pjesë tjetër e rëndësishme e tregimit që rrallëherë përmendet). Ndërsa Afrika merr rreth 50 miliardë dollarë [47.5 miliardë euro] ndihma çdo vit, tani diaspora dërgon pothuajse dyfishin e kësaj shume – më shumë se 90 miliardë dollarë [85.5 miliardë euro]. Kjo vë në dukje kontributin e jashtëzakonshëm të afrikanëve në nxitjen e zhvillimit në kontinent.
Në lidhje me këtë, kam bashkëpunuar me kompaninë e transfertave financiare PayAngel për të iniciuar Fondin e Zhvillimit dhe Ndihmës së Afrikës së Re. Ky fond do të ndihmojë në krijimin e një rrjeti të sigurisë financiare. Nuk kemi pse të presim një tragjedi tjetër që të ndodhë. Mund të fillojmë ta ndërtojmë këtë fond tani. PayAngel është zotuar të dhurojë 10 funte [12.1 euro] për fondin për çdo person që shkarkon aplikacionin e tyre dhe fut kodin promovues “FUSE”.
Në 10 vitet që kur shkrova në The Guardian për arsyen se pse refuzova pjesëmarrjen në Band Aid, kontinenti është kthyer në një qendër për përparime të jashtëzakonshme, nga ngritja e artistëve afrikanë që dominojnë listat ndërkombëtare të muzikës, deri te zgjidhjet inovative të teknologjisë që po transformojnë industritë. Përveç kësaj, ne po dëshmojmë një lëvizje të fuqishme të afrikanëve që po rilidhen me rrënjët e tyre dhe po investojnë në të ardhmen e kontinentit. Viti i Kthimit, i cili nisi me qeverinë e Ganës, inkurajoi diasporën ganeze të kthehej në shtëpi, duke gjeneruar 1.9 miliardë dollarë [1.8 miliardë euro] për ekonominë.
Këto arritje nuk janë rezultat i manifesteve politike apo politikave ekonomike. Ato burojnë nga një ndryshim i thellë psikologjik midis afrikanëve. Një ndjenjë në rritje e dashurisë për veten dhe krenaria për identitetin kulturor ka frymëzuar individët që të përqendrohen në zgjidhje të brendshme. Muzika – në veçanti Afrobiti – ka qenë në qendër të këtij ndryshimi, duke bashkuar afrikanët në mbarë botën dhe duke nxitur krenarinë për trashëgiminë tonë kulturore.
Pikërisht për këtë arsye, unë po ofroj një alternativë të Afrobitit ndaj Band Aid-it, të quajtur We Know It’s Christmas [E dimë se është koha e Krishtlindjes], si një shënim i këtij përparimi dhe një hap drejt rimarrjes së narracionit tonë. Të gjitha të ardhurat nga kënga do të shkojnë për Fondin e Zhvillimit dhe Ndihmës së Afrikës së Re.
Shpresoj që në dekadat që do të vijnë, afrikanët të ofrojnë zgjidhjet kryesore për sfidat tona. Por, kur nevojitet mbledhja e fondeve humanitare afatshkurtra, kjo duhet të bëhet me dinjitet, të drejtohet nga afrikanët dhe të vlerësohet me kujdes ndikimi i saj afatgjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Ambicie përtej fjalëve": Revolucioni artistik i Sienës që solli Parajsën në Tokë

In Memoriam: Gene Hackman (1930–2025) - yll në çdo film ku luajti

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Gjashtëmbëdhjetë shkrimtarët që bënë vetëvrasje

Jeta në komunizmin shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet