LAJMI I FUNDIT:

​Kriteret për subvencionim të qumështit, SHPQK del me kërkesë për Ministrinë e Bujqësisë

​Kriteret për subvencionim të qumështit, SHPQK del me kërkesë për Ministrinë e Bujqësisë

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK) ka shprehur sot shqetësimin e saj mbi procedurat e aplikimit dhe formën e vendosjes së kritereve për subvencionim nga Ministria e Bujqësisë, pasi në rrethanat e krijuara, sipas saj, një numër i konsiderueshëm i fermerëve nuk do të ketë mundësi aplikimi.

Në një komunikate për media thuhet se mospajtimet si shoqatë e prodhuesve të qumështit i kanë paraqitur edhe si pjesë e grupeve punuese, por edhe para publikimit për subvencionim të qumështit në lidhje me disa nga kriteret e publikuara.

“Gjithashtu, kemi propozuar përkrahje edhe më te madhe të këtij sektori tejet të rëndësishëm, sidomos duke u bazuar edhe në rrethanat e rënduara pas paraqitjes edhe të pandemisë COVID-19. Fatkeqësisht, kërkesat dhe sugjerimet tona nuk u morën parasysh, përkundrazi ato u injoruan totalisht”, thuhet në komunikatë.


SHPQK thotë se kundërshtimi i saj ka të bëjë sidomos me udhëzimin administrativ për “kopjen e kontratës e noterizuar për furnizim me qumësht të lëshuar nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose nga pikat e grumbullimit të qumështit të regjistruara si biznese dhe të cilat kanë kontratë me ndonjërën qumështore të licencuar”.

“Sa i përket zbatimit të këtij kriteri për noterizim të kontratave në mes të fermerëve si prodhues të qumështit si dhe fabrikave të përpunimit të qumështit, mendojmë se, noteri vetëm e vërteton një deklaratë mes dy palëve, në këtë rast kontratë (të prodhuesit dhe përpunuesit), por jo edhe garantimin për korrektësi dhe vazhdimësi në lidhje me kushtet e pranim – dorëzimit të qumështit.

Kjo do të jetë vetëm burokraci shtesë, duke marrë për bazë që mesatarisht një kompani përpunuese ka rreth 200- 300 fermerë të kontraktuar, e në këtë rast do të krijojë shumë humbje kohe, shpenzime shtesë me të cilën do të ngarkohen prodhuesi dhe përpunuesi i qumështit, ndërsa nuk do të ketë fare efekt”, thuhet në komunikatë.

SHPQK kërkon nga Ministria e Bujqësisë miratimin e kërkesave të tyre, pasi që sipas saj, kriteret aktuale vetëm sa po e rëndojnë mënyrën e aplikimit dhe pamundësojnë përfitimin e fermerëve të merituar, përfundon komunikata.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori