Në spektaklin e së shtunës në Big Brother VIP Albania u zgjodh edhe finalisti tjetër, i katërti me radhë.
Kristi Aliaj u shpall finalisti i katërt i këtij edicioni, i cili iu bashkua Luiz Ejllit, Efi Dhedhes dhe Deamishel Hoxhës.
Me zgjedhjen e Kristit si finalist nga shtëpia u larguan dy banorët e tjerë: Nita Latifi dhe Qetsor Ferunaj.
Kjo pasi kanë mbetur edhe një javë deri te finalja e madhe, ku katër konkurrentët garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Aliaj theksojmë se ka qenë nga fillimi pjesa e Big Brother VIP Albania, ku krijoi situata të ndryshme e debate me banorët e tjerë.
Ai më së shumti u komentua për raportin me Keisi Medinin, me të cilën nisi një njohje brenda, por që zgjati shumë pak.
Veç kësaj, mbrëmë (e shtunë) në BBVA pati edhe shumë surpriza të tjera për banorët. /Telegrafi/