LAJMI I FUNDIT:

Kriptovalutat në axhendën e Forumit Ekonomik Botëror

Kriptovalutat në axhendën e Forumit Ekonomik Botëror

Rritja e kriptovalutave dhe ndryshimi i dinamikës së financave botërore janë temat që po dominojnë rendin e ditës së sotme në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, shkruan Telegrafi.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde dhe ministri i Financave të Britanisë, Philip Hammond, do të diskutojnë ‘ripërtëritjen e financave globale’.

Ata do të diskutojë lidhur me rritjen e pafrenuar të kriptovalutave, rënien potenciale të dollarit si valutë botërore dhe transformimin që po përjeton sistemi financiar ndërkombëtar.


Roli i arsimit në zhvillimin socio-ekonomik dhe çështjet e punës si ngacmimi seksual janë ndër çështjet e tjera që do të mbulohen në sesione të ndryshme.

Kailash Satyarthi, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe themelues i Fondacionit ‘Kailash Satyarthi për Fëmijë’, do të marrë pjesë në një diskutim mbi skllavërinë moderne. /Telegrafi/