Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të seancës së sotme.

Ai tha se përkundër faktit që PDK e mbajti zotimin e vet publik të dhënë para qytetarëve me qëllim të zhbllokimit të Kuvendit, megjithatë LVV ka në plan vazhdimin e bllokadës


“Ka një tentim që të mos shkohet tutje me konstituimin e Kuvendit. Ajo që më befason e që se kam ditë që do ta shoh është fakti sesi krejt LVV prej ALbin Kurtit me kaq entuziazëm e dinamizëm po angazhohen për me bo nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb, që nëse e krahasoj shumë ma pak janë interesua e angazhua për Dimal Bashën e Albulena Haxhiun”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së tutje shtoi se po abstenojnë nga votimi pasi që mënyra është kundërkushtetuese.

“Ne po abstenojmë nga votimi sepse jo vetëm ne por secili deputet po e din që mënyra e votimit është jokushtetuese, kjo është asgjë e re për LVV-në”, u shpreh Krasniqi.

Ai tha se Albin Kurti nuk i ka votat për qeveri dhe për atë arsye është duke u zvarritur procesi i konstituimit të plotë të Kuvendit. /Telegrafi/